SHBA: Agjencia e Mjedisit urdhëron kompaninë e trasportit të pastrojë shinat nga rrjedhjet toksike

Amerika

SHBA: Agjencia e Mjedisit urdhëron kompaninë e trasportit të pastrojë shinat nga rrjedhjet toksike

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ka urdhëruar kompaninë e transportit ‘Norfolk Southern’ që të paguajë për pastrimin nga kimikatet dhe mbeturinat e trenit, hekurudhën që ndodhet në fshatin Palestina Lindore në shtetitn e Ohajos. Urdhri u dha martën, pasi enti rregullator federal mori në dorë përpjekjet afatgjatë të rimëkëmbjes pas aksidentit. Agjencia paralajmëroi kompaninë ‘Norfolk Southern’ se nëse nuk i përmbush detyrimet, ajo do ta kryente vetë punën e do të kërkonte një dëmshpërblim të trefishtë nga kompania.

"E di se ky urdhër nuk mund të heqë makthin me të cilin kanë jetuar familjet në këtë qytezë, por do të fillojë të japë drejtësi, një gjë shumë e nevojshme për dhimbjen që ka shkaktuar "Norfolk Southern", tha administratori i agjencisë së Mjedisit Michael Regan në një konferencë shtypi në Palestinën Lindore.

Drejtori ekzekutiv i 'Norfolk Southern-it' premtoi se do të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar shëndetin afatgjatë të komunitetit. Urdhri vjen pas rreth tre javësh që një tren mallrash me 50 vagonë, 11 prej të cilëve që transportonin materiale të rrezikshme, doli nga shinat. Zyrtarët dhanë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të zonës ndërsa u shtua frika për një shpërthim të mundshëm të kimikateve në trenin që po digjej. Për të shmangur rrezikun nga një shpërthim i pakontrolluar, zyrtarët vendosën që të djegin lëndën toksike në pesë vagona, çka shkaktoi flakë dhe tym të zi.

Sipas ligjit agjencia ka autoritetin të udhëzojë përgjegjësit për ndotjen apo rrjedhjen e mbetjeve e rrezikshme që ta pastruar atë. Agjencia mund të gjobisë hekurudhën deri në 70,000 dollarë në ditë, nëse puna nuk përfundon. Po kështu mund ta bëjë punën vetë, nëse do të jetë e nevojshme e t'ia faturojë "Norfolk Southern", koston e pastrimit sa trefishi i vlerës së saj.

Po kështu Sekretari i Transportit Pete Buttigieg njoftoi të martën një paketë reformash dhe u bëri thirrje operatorëve hekurudhorë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të përmirësuar sigurinë në hekurudha./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat