Biden në Poloni: Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë

Amerika

Biden në Poloni: Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë

Nga: Beqir Sina Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 06:11

Presidenti Biden u pa duke u penguar sërish në shkallët e Air Force One teksa po kthehej në SHBA pas një udhëtimi të gjatë për të vizituar Evropën, shkruan shtypi amerikan, raporton Bota sot.

Simbas shtypit thuhet se Presidenti 80-vjeçar u detyrua të qetësohej pak, teksa hipi me “vrull” në aeroplan pas një vizite “rraskapitëse” tre-ditore, e cila përfshinte udhëtimin nga Washingtoni në Poloni me aeroplan dhe më pas me tren në Ukrainë dhe anasjelltas perseri me aeroplan në Poloni për në Uashington

Siç është bërë e ditur Biden bëri një vizitë sekrete të hënën në Ukrainë për të treguar mbështetjen për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy përpara përvjetorit të luftës ruse.

Image
Biden duke u ngjitur shkallëve

Ai hipi në një aeroplan sekret nga baza e ushtarake Andrews, dhe fluturoi përmes Gjermanisë, për në Poloni.

Presidenti më pas shkoi në një udhëtim të fshehtë dhe të gjatë 10-orësh me tren nga Polonia përtej kufirit për në Ukrainë.

80-vjeçari Joe Biden, ka pasë “problem” më parë me hapat e ngjitjes së shkallve në Air Force One, pasi pati vështirësi në mars 2021, kur u duk se i mungonte “renditja” e hapave tij me shkallët e aeroplanit. 

Po ashtu duke renditur rastet media amerikane,  thotë se Presidenti Biden në qershor të vitit të kaluar ra nga biçikleta gjatë një fundjave larg në pushimoren e tij në Rehoboth Beach, Delaware.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg morën pjesë të mërkurën në samitin e të ashtuquajturave “Bukuresht Nëntë”, ose B-9, vendet e krahut lindor të NATO-s; si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia.

Në takim, e B-9, Presidenti Biden e kritikoi vendimin e Putinit për t'u larguar nga traktati i ri START i armëve bërthamore si një "gabim i madh", pasi ai premtoi të "mbronte çdo pëllëmbë" të NATO-s mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Moskës.

Ndërsa, ai po nisej nga aeroporti Chopin i Varshavës dhe po kthehej në SHBA, presidenti Biden në mënyrë sarkastike iu referua Putinit si "mik".

Ai tha me shaka: "Ironia është se - një nga bisedat e fundit që kam pasur me “mikun” tonë në Rusi, është thënë se ju vazhdoni të kërkoni Finlandizimin e NATO-s, por do të merrni NATOizimin e Finlandës".

Biden u tha udhëheqësve të “Bukuresht Nëntë” përpara se Suedia dhe Finlanda të bashkohen me NATO-n: “Si krahu lindor i NATO-s, pranë vijës së parë të mbrojtjes sonë kolektive”

Të martën, presidenti Biden foli para një turme prej 30,000 njerëzish në “Kopshtet Mbretërore” të Kalasë së Varshavës, ku premtoi: "Se Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë, kurrë".

Biden mbajti fjalim të fuqishëm në Poloni: Ukraina, kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Varshavë të Polonisë, ku ka takuar presidentin polak, Andrzej Duda.

Fjalimi i të parit të shtetit amerikan vinte disa orë pasi lideri rus, Vladimir Putin foli për dy orë në parlament ku fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë.

Biden tha se një vit më parë “bota po përgatitej për rënien e Kievit” – i cili qëndron “krenar” dhe “më e rëndësishmja…

Ai pohoi se aleatët u ngritën për sovranitetin dhe demokracinë përballë luftës dhe do të vazhdojnë, “pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh”, raportuan axhensit e lajmeve.

Biden tha se Vladimir Putin kishte pritur që populli ukrainas të “dorëzohej” kur tanket ruse hynë më 24 shkurt në Ukrainë. Por populli ukrainas është “shumë i guximshëm”, shton ai.

“Ne ishim shumë të bashkuar, demokracia ishte shumë e fortë. Në vend të një fitoreje të lehtë që ai e parashikoi, Putin, u ballafaqua me tanke të djegura dhe forcat ruse në kaos. Putin mendoi se NATO do të thyhej dhe do të ndahej – në vend të kësaj, NATO është më e bashkuar dhe më e bashkuar se kurrë më parë”, shtoi ai.

Putin “e gjeti veten në luftë me një komb të udhëhequr nga një njeri, guximi i të cilit do të farkëtohej në zjarr dhe çelik – presidenti Zelensky”

Ai tha se udhëheqësi rus është “përballur sot me diçka që ai nuk e mendonte se ishte e mundur një vit më parë – demokracia e botës është bërë më e fortë”.

Joe Biden kishte edhe një mesazh për presidentin rus, duke thënë para turmës se “apetitet e autokratit nuk mund të qetësohen – ato vetëm mund të kundërshtohen”.

“Autokratët kuptojnë vetëm një fjalë – jo, jo, jo. Ukraina kurrë nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë. Ai mund ta mbyllë luftën me një fjalë – është e thjeshtë”, pohoi Biden.

Ai shton se “gjithçka që bëjmë tani duhet të bëhet që ta dinë edhe fëmijët dhe nipërit tanë”.

Në një moment të paharrueshëm, Biden pohoi se “Liria është armiku i tiranëve. Liri, qëndro me ne, ne do të qëndrojmë me ty. Le të ecim përpara me besim dhe bindje dhe një angazhim të detyrueshëm për të qenë aleatë”.

Ai e përdori fjalimin para polakve për të kritikuar Presidentin Putin për sugjerimin se SHBA-ja dëshironte të "shkatërronte Rusinë" dhe tha se lufta ishte e gjitha për të.

Komentet erdhen pas fjalimit të të Putinit, në një vjetorin e luftës në Ukrainë drejtuar popullit rusë ku Presidenti Putin u përpoq të fajësonte Perëndimin për luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat