Palma nën dëbore! Dielli ia la vendin acarit në Kaliforni

Amerika

Palma nën dëbore! Dielli ia la vendin acarit në Kaliforni

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Moti ishte suprizues të premten në Kaliforninë e Jugut, pas reshjeve të dendurave të borës, teksa kodrat rreth Los Angeles u goditën nga një stuhi shirash që paralajmëronin përmbytje në vende të tjera.

Rajoni po përballet me stuhinë më të keqe të dimrit për dekada. Prezantuesit e motit mbetën të befasuar, pasi të mësuar për të dhënë një parashikim të përditshëm të ditës së ngrohtë me diell, e gjetën veten të mbuluar deri në gjunjë me dëborë. Rrugët kryesore u mbyllën pasi akulli dhe bora i bënë ato të pakalueshme, duke përfshirë edhe autostradën kryesore veri-jug që lidh Meksikën, Kaliforninë dhe Kanadanë. Autoritetet thanë se nuk kishte asnjë vlerësim se kur do të rihapet.

“Ndikimet e rrezikshme dhe potencialisht kërcënuese për jetën në lidhje me borën janë të mundshme për rrugët malore, shkretëtirën dhe ultësirën në Kaliforninë jugore..Rreshjet e shumta të dendura të borës së bashku me erërat e forta do të çojnë në kushte stuhie në disa nga terrenet më të larta dhe kalimet malore.  Zonat shumë afër bregut të Paqësorit dhe gjithashtu në luginat e brendshme që nuk janë mësuar të shohin borë, do të përballen me një akumulim të borës”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Bora dhe erërat e forta rrëzuan linjat e energjisë elektrike, duke fikur dritat për mbi 100,000 klientë në Kaliforni. Teksa surprizat e motit bllokuan më shumë se 370 fluturime jashtë ose rreth SHBA deri në orën 23:00 të premten, teksa 6000 fluturime të tjera u vonuan.

Daniel Swain, një meteorolog tha se sot duket e paimagjinueshme ndryshimi i klimës dhe mbulimi I palmave me dëborë dhe të dhënat sipas tij tregojnë se vetëm në vitin 1940 ka pasur reshje të mëdha të borës në Los Angelos.

“Fakti që klima është disa gradë më e ngrohtë në Kaliforni sesa dikur, i bën më pak të mundshme ngjarjet e dëborës. E pazakontë kjo që po ndodh” –tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat