Publikohen pamjet e rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York, ku humbi jetën një person dhe dy tjerë u lënduan

Amerika

Publikohen pamjet e rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York, ku humbi jetën një person dhe dy tjerë u lënduan

Më: 6 mars 2023 Në ora: 17:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan me një motor është rrëzuar në Long Island të New Yorkut, derisa po i afrohej aeroportit rajonal, raportojnë mediat amerikan.

“Piper PA 28” u rrëzuar derisa po i afrohej aeroportit Famingdale rreth orës 15:00, ka njoftuar agjencia federale për aviacion.

Një person raportohet të ketë humbur jetën kurse dy tjerë janë lënduar. E pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin tymin e zi në Long Island.

Piloti e kishte raportuar në kullë tymin e zi brenda kabinës derisa fluturakja i afrohej aeroportit, ka njoftuar zëdhënësja e Këshillit për Siguri Ajrore.

Motori i fluturakes mund të dëgjohet duke prodhuar tinguj të pazakontë në pamjet dramatike, ku më pas është rrëzuar.

Pamje amatore shfaqin momentin e rrëzimit të fluturakes dhe një topi të zjarrtë që ngritet në qiell. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat