Mbi 100 fëmijë gjenden në një kamion të braktisur në Meksikë

Amerika

Mbi 100 fëmijë gjenden në një kamion të braktisur në Meksikë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:34
Meksikë

Autoritetet meksikane kanë zbuluar 343 emigrantë dhe refugjatë, përfshirë 103 të mitur të pashoqëruar, në një kontejner të braktisur kamioni mallrash në anë të një autostrade.

Instituti Kombëtar i Emigracionit (INM) tha të hënën se rimorkio u gjet në shtetin Veracruz, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ishte në një rrugë të përdorur shpesh nga kontrabandistët për të sjellë njerëz nga Meksika juglindore në kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Njerëzit ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte e paqartë pse shoferi u largua, thanë autoritetet.

Shumica e fëmijëve ishin nga Guatemala.

Emigrantët që arrijnë në SHBA shpesh paguajnë kontrabandistët për të sjellë më pas fëmijët e tyre.

Instituti tha se të rriturit ishin kryesisht nga Guatemala, Hondurasi, El Salvador dhe Ekuador.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat