Kanë vdekur dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

Amerika

Kanë vdekur dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer me armë në Meksikë javën e kaluar, kanë vdekur dhe dy janë ende gjallë, ka thënë një guvernator i shtetit meksikan.

Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen me armë më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas, Meksikë.

Ata kishin udhëtuar për një operacion estetik, thanë të afërmit e tyre për mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë ende nuk e kanë konfirmuar vdekjen.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy prej tyre janë të vdekur, një person është plagosur dhe tjetri është gjallë”, tha guvernatori i Tamaulipas, Americo Villarreal, gjatë një konference për shtyp.
Si qeveria meksikane ashtu edhe ajo federale e ShBA-së kanë hetuar rrëmbimin dhe kërkimin e katër amerikanëve.

Një grua meksikane u vra në incident të premten e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat