Përplasen dy aeroplanë të vegjël në Florida, bien në liqen – humbin jetën katër persona

Amerika

Përplasen dy aeroplanë të vegjël në Florida, bien në liqen – humbin jetën katër persona

Më: 8 mars 2023 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga përplasja e dy aeroplanëve të vegjël që po fluturonin mbi Florida, SHBA, kanë humbur jetën katër persona.

Fluturaket u përplasën rreth orës 14:00 dhe përfunduan në liqenin Hartridge në Winter Heaven.

Ekipet emergjente dhe ato të shpëtimit kanë bërë të pamundur që të dalin sa më shpejtë në vendin e ngjarjes, ku gjetën njërin aeroplan gjashtë metra nën sipërfaqen e ujit, derisa fluturakja tjetër ishte fundosur pjesërisht.

“Janë përplasur në ajër, të dy fluturaket kanë rënë menjëherë në ujë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e katër personave që gjendeshin në aeroplanë”, tha Steve Lester nga zyra e sherifit në qarkun Polk.

Policia ka zbuluar identitetet e tre prej katër viktimave: Faith Irene Baker, 24-vjeçe, Zachary Jean Mace, 19, dhe Randall Elbert Crarford, 67.

Autoritetet po punojnë përcaktimin e identitetit të personit të katërt, që humbi jetën nga përplasja e dy aeroplanëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat