Adhuruesja e flaktë e Trumpit tenton ta shqyejë transparentin e kundërshtarëve të ish-presidentit amerikan: E kam coronavirusin

Amerika

Adhuruesja e flaktë e Trumpit tenton ta shqyejë transparentin e kundërshtarëve të ish-presidentit amerikan: E kam coronavirusin

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:55
Adhuruesja e flaktë e Trumpit

Qindra mbështetës të ish-presidentit amerikan Donald Trump janë mbledhur para ndërtesës së gjykatës, ku u arrestua ish-presidenti, kurse aty janë shfaqur edhe ata që kundërshtojnë politikat e Trumpit.

Pjesëtarët e policisë së Nju Jorkut janë futur në mes të këtyre dy grupeve, që mes vete kanë shkëmbyer ofendime e sharje.

Kundërshtarët e Trumpit para gjykatës kanë zbuluar një transparent në të cilin shkruante “gënjen tërë kohën” duke brohoritur vazhdimisht “arrestojeni”, e pala tjetër mbanin fotografinë e Trumpit dhe transparentë të shumtë me sloganin “Make America Great Again” si dhe flamurin në të cilin shkruante “Trump ose vdekje”.

Një adhuruese e flaktë e Trumpit, Juliet Germanotta, ka kërcyer mbi transparentin kundër Trumpit duke tentuar ta shqyej.

Ajo madje iu afrua kundërshtarëve të Trumpit duke bërtitur: “E kam COVID-19, vërtetë, e kam COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat