Trump nuk tregoi asnjë pendim në gjykatë, thotë eksperti i gjuhës së trupit

Amerika

Trump nuk tregoi asnjë pendim në gjykatë, thotë eksperti i gjuhës së trupit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 21:27
Donald Trump

Darren Stanton, ekspert i gjuhës së trupit, ka analizuar sjelljet e Donald Trumpit në sallën e gjyqit – ku ai mohoi 34 akuza për krimet e pretenduara nga prokuroria e Manhattanit, New York.

Stanton, ish-oficer policie, tha se ish-presidenti “nuk ka treguar keqardhje apo pendim për veprimet e tija”, të cilat në këtë pikë pretendohen.

“Ai ka mbetur i vendosur në bindjet e tija për atë që është e drejtë dhe jo e drejtë”, tha eksperti dhe shtoi se “ne mund të shohim ndryshime emocionale nëse gjërat ndryshojnë”.

Stanton tha gjithashtu se Trumpi shfaqi siguri gjatë kohës që ishte në gjykatë, raporton skynews.

“Unë e kam parë Trumpin për një kohë të gjatë dhe nuk ka asgjë të re ose të papajtueshme në lidhje me sjelljen e tij aktuale”, tha eksperti.

“Ai është ende vërtet një njeri me shumë vetëbesim që beson se është duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Trump sërish do të paraqitet para gjykatësit më 4 dhjetor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat