Donald Trump po kalon kohë të vështira, ku ndodhet Melania?

Amerika

Donald Trump po kalon kohë të vështira, ku ndodhet Melania?

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:29
Donald dhe Melania Trump

Donald Trump po kalon kohë të vështira dhe gruaja e tij, Melania Trump, duket se nuk është në krah të tij si më parë.

Këto dyshime u nxitën edhe nga fjalimi i Trump në Mar-a-Lago, ku ai falënderoi familjen për mbështetjen e dhënë. Pjesëtarë të rëndësishëm të familjes Trump ishin të pranishëm, duke përfshirë Donald Jr., Eric dhe Tiffany Trump, por pa ish-Zonjën e Parë.

Mediat e huaja shkruajnë se Melania ka vendosur të mos e mbështesë fizikisht bashkëshortin e saj sepse është e mërzitur për marrëdhënien e tij me yllin e filmave për të rritur.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave në lidhje me pagesat e paligjshme të bëra në fushatën e vitit 2016 që përfshin një skemë për të paguar yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.

Akuzat ndaj Donald Trump shkaktuan një rritje të madhe të kërkimeve të emrit të Stormy Daniels në Pornhub. Faqja për të rritur tha për mediat e huaja se dita kur Trump ndodhej në gjykatën penale të Manhattan çoi në një rritje rekord, me afërsisht një rritje prej 32% në mesataren tipike ditore të kërkimeve të yllit të pornos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat