​Rritet numri i vdekjeve të shkaktuara nga armët e zjarrit

Amerika

​Rritet numri i vdekjeve të shkaktuara nga armët e zjarrit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Vdekjet e shkaktuara nga armët e zjarrit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA janë rritur me 50% gjatë dy viteve, sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore “Pew”.

“Para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vitin 2019, numri i vdekjeve të shkaktuara nga armët e zjarrit, në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë, më të vegjël se 18 vjeç ishte 1 732”, sipas Qendrës Kërkimore “Pew”.

Por deri në vitin 2021, ky numër është rritur ndjeshëm në 2 590.

“Shkalla e vdekjeve nga armët e zjarrit mes fëmijëve dhe adoleshentëve u rrit nga 2,4 vdekje për 100 000 banorë të mitur në vitin 2019 në 3,5 për 100 000 banorë, dy vjet më vonë, duke regjistruar një rritje prej 46%”, sipas studimit.

Qendra Kërkimore “Pew” kreu studimin pas sulmit me armë zjarri në një shkollë më 27 mars në Nashville, Tennessee, ku u vranë gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë.

“Numri dhe shkalla e fëmijëve dhe adoleshentëve të vrarë me armë zjarri në vitin 2021 ishin në nivelin më të lartë, që nga viti 1999”, tha qendra.

Qendra Kërkimore “Pew” analizoi statistikat më të fundit vjetore të vdekshmërisë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat