Përballet me mbi 100 vite në burg, Donald Trump ndjek nga afër evenimentin sportiv pas paraqitjes në gjyq

Amerika

Përballet me mbi 100 vite në burg, Donald Trump ndjek nga afër evenimentin sportiv pas paraqitjes në gjyq

Më: 9 prill 2023 Në ora: 10:45
Ish-presidenti amerikan Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u prit me brohoritje të mëdha në Miami të shtunën mbrëma, teksa zuri vendin e tij në rreshtin e parë të një evenimenti sportiv të arteve marciale UFC.

Kandidati presidencial i akuzuar së fundmi u pa në arenën ku ishin mbledhur mijëra mbështetës në praninë e figurave të njohura të sportit, përfshirë këtu edhe ish-boksierin rekordmen Mike Tyson.

Kjo është dalja e parë e Trump pas paraqitjes së tij në gjykatën e Mahnatanit për akuzat kundër tij.

 Ky i fundit nuk shfaqi shenja mërzie teksa ndiqte evenimentin e djeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat