Sulm në Florida/ Agresori pasi vret tre persona kundërpërgjigjet me armë ndaj policisë, qëllohet për vdekje

Amerika

Sulm në Florida/ Agresori pasi vret tre persona kundërpërgjigjet me armë ndaj policisë, qëllohet për vdekje

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:01
Foto nga vendi i ngjarjes

4 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Orlando, Florida. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës tha shefi i policisë së Orlandos, Eric Smith.

Sipas mediave të huaja, në polici mbërriti një telefonatë për një rast të dhunës në familje në një shtëpi pranë Parramore Avenue dhe Grand Street rreth orës 2:28 të mëngjesit të së dielës.

Sapo mbërritën, ata dëgjuan të shtëna brenda shtëpisë. I dyshuari, i cili ishte i armatosur, më vonë doli nga shtëpia dhe filloi të qëllonte në drejtim të oficerëve, të cilët u përgjigjën po ashtu me armë.

Agresori mbeti i vrarë në këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat