Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre

Amerika

Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi në mesin e tyre

Më: 10 prill 2023 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Lousville, Kentaki, e ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.

Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.

Banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë larg një pjese të East Main.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë policinë e armatosur rëndë duke rrethuar një pronë komerciale në zonë.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Policia e Louisville tha se kur policia iu përgjigj raportit hasi në të shtëna aktive me armë zjarri.

Raportohet se sulmuesi ka vdekur. Mbetet e paqartë se çfarë çoi në vdekjen e tij.

Agjentët e FBI-s iu janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe po ndihmojnë policinë lokale, tha byroja në Twitter.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beasher tha në Twitter se është nisur drejt vendit ku ndodhën të shtënat.

“Ju kërkoj për të gjithë familjet e prekura, dhe për qytetin e Lousville”, shtoi ai.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit “Louisville Slugger Field” dhe disa blloqe nga Qendra Ndërkombëtare e Konventave në Kentaki dhe Qendra Muhammad Ali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat