Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë jashtë një shtëpie funerali në Uashington

Amerika

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë jashtë një shtëpie funerali në Uashington

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë të martën pasdite jashtë një shtëpie funerali në Uashingtonin Verilindor, sipas policisë së D.C.

Sipas mediave të huaja, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.

Ngjarja ndodhi pranë Shtëpisë së Funeralit Stewart, megjithëse policia nuk tha menjëherë nëse kishte një lidhje me këtë ngjarje.

Autoritetet gjithashtu nuk mundën të japin menjëherë një numër të saktë të viktimave.

Një zëdhënës i policisë tha se të paktën një person vdiq dhe dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje kritike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat