SHBA-ja ‘spiunoi’ kreun e OKB-së?

Amerika

SHBA-ja ‘spiunoi’ kreun e OKB-së?

Më: 13 prill 2023 Në ora: 08:03
Antonio Guterres

SHBA beson se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është shumë i gatshëm “të akomodojë” interesat ruse, sipas zbulimeve të reja në dokumentet e klasifikuara të zbuluara në internet.

Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, dosjet sugjerojnë se Uashingtoni ka monitoruar nga afër Antonio Guterres.

Dhe disa dokumente përshkruajnë komunikimet private që përfshijnë Guterres dhe zëvendësin e tij.

Këto janë pretendimet e fundit nga një rrjedhje e dokumenteve sekrete me të fundit që thuhet se përmbajnë vëzhgime nga Guterres për luftën në Ukrainë dhe një numër liderësh afrikanë.

Kështu, shkruan më tej BBC, një dokument i zbuluar fokusohet në marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia në korrik pas frikës së një krize globale ushqimore.

Ai sugjeron se Guterres ishte aq i prirur për të ruajtur marrëveshjen sa ai ishte i gatshëm të akomodonte interesat e Rusisë.

“Guterres theksoi përpjekjet e tij për të përmirësuar aftësinë e Rusisë për të eksportuar”, thuhet në dokument, “edhe nëse kjo përfshin subjekte apo individë të sanksionuar rusë”.

Veprimet e tij në shkurt, sipas vlerësimit, po “minonin përpjekjet më të gjera për ta mbajtur Moskën përgjegjëse për veprimet e saj në Ukrainë”.

Duke thënë se nuk do të komentonte mbi dokumentet e zbuluara, një zyrtar i lartë tha se OKB-ja ishte “e shtyrë nga nevoja për të zbutur ndikimin e luftës tek më të varfrit në botë”.

“Kjo do të thotë të bëjmë atë që mundemi për të ulur çmimin e ushqimit”, ka shtuar ai.

Rusia është ankuar shpesh se eksportet e saj të grurit dhe plehrave po ndikohen negativisht nga sanksionet ndërkombëtare dhe ka kërcënuar të paktën dy herë të pezullojë bashkëpunimin nëse nuk adresohen shqetësimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat