Mike Pompeo heq dorë nga kandidimi për president të SHBA-ve, e tregon arsyen

Amerika

Mike Pompeo heq dorë nga kandidimi për president të SHBA-ve, e tregon arsyen

Më: 15 prill 2023 Në ora: 11:02
Mike Pompeo

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. 59-vjeçari, tha se mori këtë vendim pas diskutimeve me gruan e tij që të mos kandidojë për arsye personale.

“Koha nuk është e duhur për mua dhe familjen time,” shpjegoi ai.

Një ish-oficer i ushtrisë, ish-kongresmen i Kansasit dhe ish-drejtor i CIA-s, Pompeo kishte një reputacion si një aleat i vendosur i Donald Trump, ndërsa zbatonte disa nga vendimet më të diskutueshme të presidentit për politikën e jashtme.

Gjatë muajve të fundit, ai ka kritikuar në mënyrë indirekte ish-presidentin Trump duke thënë publikisht se republikanët kanë nevojë për liderë që nuk kanë ngecur në të kaluarën.

Me Pompeon jashtë garës, sfiduesi i vetëm i Donald Trump në garë është zyrtarisht ish-ambasadorja e administratës së tij në Kombet e Bashkuara dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley.

Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, guvernatori i Floridës, Ron DeSandis dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence konsiderohen pretendentë të mundshëm për nominimin republikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat