Shpërthen cisterna me naftë, një person humb jetën tragjikisht

Amerika

Shpërthen cisterna me naftë, një person humb jetën tragjikisht

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:27
Konektikat

Një shpërthim në një cisternë karburanti në Urën Përkujtimore Gold Star në Konektikat në SHBA ka ndodhur dje.

Sipas informacioneve të para, një person ka humbur jetën tragjikisht.

Ndërsa raportohet për të lënduar, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Zjarrfikësja dhe Policia ndodhet në urë për të shuar zjarrin, ndërsa informacionet mësojnë se aksidenti tragjik është shkaktuar nga përmbysja e cisternës.

Kryetari i bashkisë së New London, Michael Pasero, konfirmoi se i ndjeri është shoferi i cisternës.

Departamenti Amerikan i Transportit mbylli pikat e rrezikshme në rrugë dhe ndaloi qarkullimin edhe në urë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat