Panik në Disneyland të Kalifornisë, struktura e dragoit merr flakë

Amerika

Panik në Disneyland të Kalifornisë, struktura e dragoit merr flakë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një strukturë dragoi 14 metra e lartë ka marrë flakë gjatë një shfaqje në Disneyland në Kaliforni. Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka rënë gjatë shfaqjes së titulluar “Fantasmic” , ndërsa videot e publikuara në rrjetet sociale tregonin se koka e dragoit “Maleficent” ishte përfshirë nga flakët teksa shfaqja ishte në zhvillim e sipër.

Për shkak të flakëve një re e zezë e trashë tymi u pa duke mbuluar të gjithë parkun prej 100 hektarësh.

Për shkak të këtij incidenti shfaqja është ndërprerë papritur pasi të ftuarit dhe anëtarët e stafit të Disneyland u nxorrën nga skena ndërsa personeli i urgjencës punoi për të shuar zjarrin.

Ndërkohë fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat