SHBA, Virxhinia sërish pas shkëlqimit të arit

Amerika

SHBA, Virxhinia sërish pas shkëlqimit të arit

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:25
Paul Busch

Shteti i Virxhinias, ishte dikur një nga burimet më të mëdha të arit në Amerikë. Industria falimentoi kur kërkuesit u nisën drejt perëndimit. Por së shpejti mund të shohim sërish një zhvillim të ri, falë teknologjisë së përmirësuar dhe rritjes së çmimeve të arit.

Liqeni Anna nuk është një park i zakonshëm shtetëror. Dikur ai njihej si "Kodra e Artë".

Punonjësja e Parkut Kombëtar Laurie Schuler shoqëron vizitorët në një vend gjysmë-klandestin për të kërkuar ar.

Ata që kanë fatin të dallojnë shenja të arit megjithatë largohen duarbosh. Të gjitha zbulimet në parkun e Virxhinias duhet të mbeten aty.

Kërkuesit e mundshëm marrin një çmim ngushëllues: një mësim falas mbi përfitimet e arit - një përcjellës i besueshëm dhe konstant i energjisë elektrike që nuk oksidohet.

“Kjo e bën atë të shkëlqyer për të gjitha pajisjet tona elektronike që duam ti mbyllim dhe të mos i hapim kurrë. Pra, mos shkoni në shtëpi dhe mos i hapni pajisjet. Nuk do t'ju bëjnë të pasur. Është thjesht një shtresë e hollë”, thotë Lauri Schular.

Nëse doni të bëheni të pasur në Virxhinia këto ditë duke nxjerrë ar, do t'ju duhet të zëvendësonit këtë pjatë, për një pajisje shumë më të shtrenjtë.

Paul Busch është i vetmi gërmues i licencuar në Virxhinia dhe i pari që nga vitet 1940.

Gjetjet e minatorëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë janë thesari i tij, të grumbulluara në këtë pirg në kontenë Goochland.

"Çdo gur që nxorrën dhe që peshonte më pak se 28 gramë, për ta ishte pa vlerë", thotë Paul Busch.

Busch po skanon këta gurë me makinë që ai thotë se mund të nxjerrin ar me vlerë prej 800 dollarësh në minutë.

Por a ka ar ende në tokë?

Gjeologu Thomas Ullrich është përqendruar në atë që ka zbuluar në kontenë Buckingham.

“Është ky kuarc. Mund të shihni se është afërsisht rreth dy metra i gjerë. Dhe vazhdon. Këtu mund të shihni disa dalje të tjera”.

Ky shkëmb prej dy tonësh do të nxirrjet gati disa gramë ari. Sipas tregut aktual do të kushtonte afro katër mijë dollarë. Por kostoja është tejet e madhe për ta nxjerrë atë nga guri.

Gurët që mbajnë ar, kapin një vlerë prej dhjetëra deri në qindra miliona dollarë. Është shumë herët për të thënë diçka të tillë për ndonjë zbulim këtu në Buckingham, por ne jemi shumë të inkurajuar nga ajo që po shohim deri tani”.

Ullrich pranon se shkalla e suksesit për një minierë fitimprurëse është e ulët, pasi jo gjithçka që shkëlqen është ar.

Por atyre që u pëlqen gjetja e arit duan të citojnë financierin e epokës industriale, J.P. Morgan, i cili ka thënë: “Ari është para. Çdo gjë tjetër është kredi”./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat