Administrata Biden kërkon 1,500 trupa për kufirin SHBA-Meksikë

Amerika

Administrata Biden kërkon 1,500 trupa për kufirin SHBA-Meksikë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Administrata e Joe Biden ka kërkuar 1,500 trupa për kufirin SHBA-Meksikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkesa vjen në mes të një rritjeje të pritshme të emigrantëve pas përfundimit të kufizimeve të epokës së pandemisë, sipas tre zyrtarëve të administratës.

Siç thuhet më tej, trupat do të dërgohen për t’u fokusuar në detyrat administrative në mënyrë që Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit të SHBA të mund të punojnë në terren, thanë dy nga zyrtarët.

Ata nuk do të bënin punë të zbatimit të ligjit.

Zyrtarët nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për kërkesën sepse ajo nuk ishte miratuar ende dhe kanë folur për Associated Press në kushte anonimiteti.

Kufizimet e COVID-19 lejuan zyrtarët amerikanë të “mbanin larg” dhjetëra mijëra migrantë që kalonin kufirin jugor.

Dhe pas këtyre kufizimeve që do të hiqen më 11 maj, administrata Biden ka bërë tashmë ndryshime të mëdha për të ‘shtrënguar’ kufirin para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat