Bastiset shtëpia e ish-presidentit të Brazilit

Amerika

Bastiset shtëpia e ish-presidentit të Brazilit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:20
Jair Bolsonaro

Policia braziliane bastisi të mërkurën shtëpinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro dhe arrestoi dy ndihmës personalë si pjesë e një hetimi për të dhënat e falsifikuara të vaksinimit ndaj COVID-19.

Hetimi mund t’u përgjigjet pyetjeve se si Bolsonaro, një skeptik i ashpër ndaj koronavirusit që u zotua të mos merrte kurrë vaksinën e COVID, u regjistrua si i vaksinuar në të dhënat shëndetësore të bëra publike në shkurt, raporton Reuters.

Hetimi i vaksinës është një nga shumë gjërsa që e vënë nën presion ish-udhëheqësin e ekstremit të djathtë, duke përfshirë hetimet për shtypjen e supozuar të votuesve, sulmet ndaj legjitimitetit të zgjedhjeve braziliane dhe përvetësimin e dhuratave të huaja.

Bolsonaro ka mohuar çdo keqbërje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat