Nju Jorku bëhet shteti i parë që “ndërpret” gazin natyror në godinat në ndërtim

Amerika

Nju Jorku bëhet shteti i parë që “ndërpret” gazin natyror në godinat në ndërtim

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:45
Nju Jork

Nju Jorku është bërë shteti i parë amerikan që prej vitit 2026 do të ndaloj me ligj përdorimin e gazit natyror në disa ndërtesa, kjo vjen si iniciativë e vendit për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, pavarësisht kundërshtimit nga republikanët dhe lobi i karburanteve fosile që e konsiderojnë këtë ndryshim abuziv.

Dhoma dhe Senati i shtetit të martën miratuan propozimin, i cili përfshihet në buxhetin prej 229 miliardë dollarësh të Nju Jorkut.

Dhjetra qytete në SHBA kanë miratuar ose po shqyrtojnë masa për të ndaluar plotësisht gazin natyror në ndërtimet e reja. Megjithatë, ata përballen me rezistencë të fortë nga restorantet, kompanitë e pajisjeve shtëpiake dhe lobi i industrisë së gazit.

“Një ndalim antikushtetues i parë në vend për instalimet e gazit natyror do të rrisë në qiell faturat dhe do të rrisë kostot e strehimit,” tha senatori republikan Robert Ort.

Sipas ligjit të ri, nëse nuk kundërshtohet, nga viti 2026 e në vazhdim në pallatet “të vogla” (zyra dhe pallate deri në shtatë kate) do të ketë vetëm instalim elektrik dhe në vitin 2029, masa do të shtrihet për të përfshirë ndërtesa më të mëdha.

Spitalet, infrastruktura dhe objektet hotelierike janë të përjashtuara nga masa. Ndërtesat, pavarësisht nga përdorimi, do të përjashtohen gjithashtu nëse rrjeti lokal i energjisë elektrike nuk mund të plotësojë nevojat e tyre. Ndërtesat dhe pajisjet ekzistuese në përdorim nuk preken. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat