Polici shpëton për një fije floku nga vetura super e shpejtë, dalin pamjet

Amerika

Polici shpëton për një fije floku nga vetura super e shpejtë, dalin pamjet

Më: 3 maj 2023 Në ora: 19:56
Ngjarja ka ndodhur në veri të Virginia-s

Një oficer policie në SHBA shpëtoi mrekullisht pas humbjes së kontrollit të një automjeti që drejtohej nga një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Virginia-s dhe është regjistruar nga kamera në pultin e makinës së patrullës. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se përplasja ndodhi kur një efektiv ndaloi shoferin e një BMW-je pak pas orës 11:30 të mëngjesit në Fairfax County Parkway.

Në atë moment, një 17-vjeçar i një BMW-je tjetër po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin dhe për pak morri jetën e policit.

Sipas policisë, drejtuesi i BMW-së që ishte ndaluar nga policia është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i adoleshent i BMW-së që doli jashtë kontrollit dhe dy pasagjerët që ishin aty kanë pësuar lëndime të lehta.

Adoleshenti u akuzua edhe për drejtim të pakujdesshëm. “Drejtoria e policisë së qarkut ndjen lehtësim që ky aksident nuk përfundoi në tragjedi”, tha policia. “Kjo është një kujtesë e rëndësishme se jeta mund të ndryshojë në një çast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat