Sulm me armë zjarri në Atlanta, një i vdekur, disa të plagosur

Amerika

Sulm me armë zjarri në Atlanta, një i vdekur, disa të plagosur

Më: 3 maj 2023 Në ora: 21:38
Deion Patterson

Një person u vra dhe tre të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi me armë zjarri të mërkurën në objekt shëndetësor në Atlanta.

Lajmi u njoftua nga policia në një postim në Twitter. Autoritetet thanë se i dyshuari si autor për sulmit, quhet Deion Patterson, 24 vjeç. Ai vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter departamenti i policisë u bëri thirrje qytetarëve në zonën ku ndodhi ngjarja, të qëndrojnë brenda, e të mbyllin dyert, si dhe atyre që nuk ishin aty, të qëndrojnë sa më larg.

Policia e Atlantës postoi katër fotografi të të dyshuarit. Në një prej tyre ai dukej tek hapte derën e një zyre, e drejtonte pistoletën ndaj një objektivi që nuk duket në foto./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat