SHBA pritet të nxjerrë rregulla të reja për vonesat dhe anulimet e fluturimeve

Amerika

SHBA pritet të nxjerrë rregulla të reja për vonesat dhe anulimet e fluturimeve

Më: 9 maj 2023 Në ora: 07:07
Joe Biden

Presidenti Joe Biden thotë se administrata e tij do të miratojë rregulla të reja për të zgjeruar të drejtat e pasagjerëve të linjave ajrore.

Zoti Biden tha të hënën se rregullat do të kërkojnë që linjat ajrore të kompensojnë pasagjerët dhe të mbulojnë shpenzimet për ushqimet e tyre dhe dhomat e hotelit nëse ata bllokohen për arsye që janë nën kontrollin e linjës ajrore.

E di që shumë prej jush jeni të zemëruar me shërbimin që po merrni nga linja ajrore amerikane”, tha Presidenti Biden. “Për këtë arsye përparësia jonë kryesore ka qenë sigurimi i shërbimeve me çmime më të mira për pasagjerët e linjave ajrore”, shtoi Presidenti amerikan.

Kjo është goditja më e fundit e administratës demokrate ndaj linjave ajrore dhe vjen vetëm disa javë përpara sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore.

Organizata “Airlines for America”, e cila përfaqëson kompanitë më të mëdha ajrore, thotë se linjat ajrore nuk kanë asnjë nxitje për të vonuar apo anuluar fluturimet. Ajo ka fajësuar motin e keq dhe problemet me pajisjet e trafikut ajror për shumicën e vonesave./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat