Beteja me inflacionin, Argjentina rrit normën e interesit në 97 përqind

Amerika

Beteja me inflacionin, Argjentina rrit normën e interesit në 97 përqind

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Argjentinës ka rritur normën e interesit për gjashtë përqind.

Kjo ka bërë që rritja e përgjithshme të shkojë në 97 përqind në përpjekjen për t’u përballur me inflacionin që ka rritur në nivelit më të lartë në 30 vjetët e fundit.

Bankat qendrore anembanë globit janë duke pasur telashe që ta ulin inflacionin, por që në Argjentinë është një problem i veçantë, ku norma vjetore e inflacionit ka shkuar mbi 100 përqind përgjatë muajit të fundit.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar nga 1990-ta e hershme. Vetëm Venezuela dhe Zimbabve janë vendet që kanë shkallë më të lartë të inflacionit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat