Kolorado: Biden rrëzohet përsëri, duke u penguar në thesët me rërë

Amerika

Kolorado: Biden rrëzohet përsëri, duke u penguar në thesët me rërë

Nga: Beqir Sina, Nju Jork Më: 2 qershor 2023 Në ora: 07:44
Foto nga vendngjarja

Presidenti Joe Biden u rrëzua në platformën e ngritur në ceremoninë e diplomimit të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado të enjten.

Biden, i cili mbajti fjalimin e fillimit të ceremonisë së diplomimit të kadetve të rinjë ndërsa ishte duke shtrënguar duart me të diplomuarit, ra pranë podiumit ndërsa u largua dhe u ndihmua shpejt të ngrihej në këmbë nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe një oficer i Forcave Ajrore.

Reportert thanë se Presidenti, 80 vjeç, u largua pa asnjë dëmtin fizik pasi mbasi ai nisi të ecë vet në këmbë. “Ai vazhdoi të qëndrojë në këmbë përpara turmës dhe nisi të përshëndesë njerëzit për pjesën e mbetur të ceremonisë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, thanë gazetarët nga vendngjarja.

Ai u duk se u “ngatêrrua”me një thesë rëre të zezë që përdorej për të vendosur “barazpeshën”e teleprompterit të tij, sipas reporterëve të Shtëpisë së Bardhë që udhëtonin me të.

"Ai është mirë. Por kishte një ngatërres në ecje e sipër me një thes me rërë në skenë ndërsa ai po shtrëngonte duart, me akademikët dhe zyrtarët e lart të ceremonisë” shkroi Ben LaBolt, drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa videot e incidentit qarkulluan në internet.

Ndërsa, fotoreporteri Brendan Smialowsk i AP përmes Getty Images shpërndau fotot dhe videon kur Presidenti Joe Biden ndihmohet të ngrihet pasi u rrëzua gjatë ceremonisë së diplomimit në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, në veri të Kolorado Springs, shteti Kolorado, më 1 qershor 2023.

Biden nuk pranoi pyetje ndërsa hipi “menjëher” në Air Force One pasi gazetarët nisën të pyesnin duke “bërtitur”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha gjithashtu se Biden është "plotësisht mirë" ndërsa edhe ajo hipi në Air Force One, së bashku me reporterët që udhëtonin me Biden.

Më vonë, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha: "Unë u “ngatërrova” me këmbët e mija me një thesë me rërë!" ndërsa gazetarët vazhdonin duke bërë pyetje se si ndihej ai dhe se kjo nuk ishte hera e parë.

Ai nuk shtoi asgjë përtej kësaj -- por u duk se u përpoq të tregonte se ndihej mirë, duke bërë edhe një ecje “demostrative” para tyre në këmbë për të treguar se ndihej mirë.

Mosha dhe aftësia fizike e Bideni, kanë qenë në qendër të kritikave dhe një faktor që mund ta “dëmtojë” atë në fushatën e tij për rizgjedhje në SHBA.Ai është presidenti më i vjetër në histori dhe do të ishte 86 vjeç në fund të mandatit të dytë nëse ai fitonte përsëri në 2024.

Një sondazh i fundit i ABC News/Washington Post zbuloi se amerikanët thanë 62-33% se ata mendonin se Biden nuk ishte në shëndet fizik mjaft të mirë për të shërbyer në mënyrë efektive, edhe për një mandat tjeter.

I pyetur për moshën e tij pasi njoftoi se do të kandidonte përsëri, muajin e kaluar Biden tha se do të varet nga votuesit që të gjykojnë "nëse kam apo nuk kam  mundësi edhe për një mandat tjetêr.”

"Unë i respektoj mendimet e të tjerve, por u them atyre le ta shohin me më shumë kujdes -- se edhe unë do ta shikoja me kujdes gjithashtu. E hodha një vështrim të “dyshimt” para se të vendosja të kandidoj - por tani mendojë se ndihem mirë. Ndihem i emocionuar edhe për perspektivat, qe kam përpara" i tha ai korrespondentes të Shtëpisë së Bardhë të ABC, Mary Bruce në prill.

Biden u tha se hodhi një 'vështrim të ashpër' në moshën e tij, dhe se ai do të kandidonte nëse Trump do të kandidonte, duke shtuar se edhe Ish-presidenti Donald Trump, gjithashtu do të ishte në të 80-at nëse zgjidhej, iu përgjigj gazetarve kur u pyet muajin e kaluar për problemet fizike dhe mendore gjatë fushatës.

"Asnjeri nuk arriti të kuptojë atë se “çfarë dreqin” deshi Biden tê eci në këmbë ... duke zbritur në majë të këmbëve poshtë platformës, ku ishin vendosur thasët me rërë” thanë disa reporter, duke u “tallur” me përvojën e tij dhe reagimin ndaj kritikave të ngjashme për moshën e tij.

"Në rrëzimin e Biden në Akademinë e Forcave Ajrore në West Point Donalt Trumpn pati thënë se “Kjo nuk është mirë!”.

Kur u foli sot para të diplomuarve, Biden lavdëroi punën e tyre deri aty sa parashtroi sfidat që ata kanë përpara.

"Ne kemi ushtrinë më të mirë në historinë e botës," tha ai. "Dhe ju keni diplomuar për të shërbyer për ushtrinë amerikane. Kjo është dita për të festuar. Dhe unë si komandanti juaj i përgjithshëm, jam i nderuar që jam këtu ndërsa ju merrni përsipër detyrat për të shërbyer dhe mbrojtur kombin tonë."

"Në vitet në vijim, SHBA kan për të kërkuar edhe më shumë nga ju," vazhdoi ai. "Jeni ju sot ata që dotë merrni përsipër përgjegjësi më të mëdha dhe do të sfidoheni edhe përtej gjithçkaje që keni përjetuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat