Alarmohen 55 milionë njerëz në Amerikë

Amerika

Alarmohen 55 milionë njerëz në Amerikë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Ndotja nga zjarret që shpërthyen në të gjithë Kanadanë për javë të tëra ka mbuluar pjesë të mëdha të Amerikës së Veriut, ku janë lëshuar paralajmërime për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë për më shumë se 55 milionë njerëz

Tymi nga zjarret mbuloi qytetet kryesore në Ontario dhe Quebec, duke përfshirë Toronton dhe zonat përreth. Tymi ka arritur deri në New York dhe Connecticut, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”

Shumica prej tymit po vjen nga Quebecu, ku 160 zjarre janë aktualisht.

Philadelphia ka lëshuar alarm dhe ka nxitur banorët të qëndrojnë brenda. Paralajmërime për cilësinë e ajrit janë lëshuar edhe në Massachusetts, New Hampshire, Pennsylvania, Maryland, Virginia, etj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat