Rrahje në mes të ditës në New York – një qytetar theret për vdekje në Manhattan

Amerika

Rrahje në mes të ditës në New York – një qytetar theret për vdekje në Manhattan

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy qytetarë rrahën mes vete në qytetin njujorkez dhe i gjithë rasti është filmuar prej një kalimtari të rastit.

Në Seventh Avenue dhe 30th Street, në korridorin e udhëtimit nga Penn Station në zyrat e kompanisë teknologjike “Chelsea, dy 30-vjeçarë godasin me grushte njëri-tjetrin.

Ndërsa trafiku ndalet, ata lëvizin në vendkalimin e këmbësorëve. Njëri nxjerr një thikë të vogël, raporton nypost.

Disa sekonda më vonë, njëri nga dy burrat ndërroi jetë pasi u ther me thikë në vendkalimin e këmbësorëve.

Tjetri, Nisean Graves, 34 vjeç, për të cilin policia thotë se provokoi përleshjen, arrestohet dhe akuzohet për vrasje.

Kjo është vrasja e dytë në mes të ditës gjatë këtij viti në zonën e Manhattanit.

Në muajin shkurt, tregtarë të drogës qëlluan dhe vranë 22-vjeçaren, Idrissa Siby.

Numri i krimeve të rënda në të gjithë qytetin e New Yorkut deri në mes të majit po i afrohej rekordit 20-vjeçar, 42 për qind mbi nivelet e vitit 2019.

Për ta shikuar videon, kliko KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat