Meksika “po piqet” nën valën vrasëse të të nxehtit

Amerika

Meksika “po piqet” nën valën vrasëse të të nxehtit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Shpërthimi i fundit i një vale të nxehti që ka vrarë tetë njerëz në Meksikë po ua vështirëson jetën miliona njerëzve.

Dhe njëri nga të prekurit është edhe De Jesus, një punëtor ndërtimi 50-vjeçar pranë Katedrales Metropolitane në kryeqytet, vend që pa një temperaturë rekord prej 35 gradë Celsius këtë javë.

Ai po përballon valën e tretë të të nxehtit që goditi Meksikën këtë vit dhe parashikuesit thonë se temperaturat e fundit – të larta – mund të zgjasin edhe dy javë të tjera.

Por nuk është vetëm puna ajo që bëhet sfiduese në këto kushte. Ngrënia nga tezgat e ushqimit në rrugë – një zakon meksikan – bëhet i rrezikshëm sepse vapa po e prish ushqimin.

“Nxehtësia është e tmerrshme”, ka thënë Javier Ramos, 30 vjeç, i cili përgatit “tacos” në një rrugë kryesore në qendër të qytetit të Meksikos, duke i kushtuar 15 orë ditë.

Ai tha se është e ndërlikuar që mishi dhe perimet, të cilat ai i mban në arkë akulli, të mos prishen ndërsa temperaturat rriten.

Gjithashtu pranë katedrales, Natividad Flores, një shitëse 40-vjeçare që shet veshje të bëra vetë, tha se “ne po shohim pasojat e ngrohjes globale”.

“Na merr mendtë, gjithë ky diell”, tha ajo.

Qeveria thotë se shtatë persona kanë vdekur në qytete të ndryshme nga goditja e nxehtësisë dhe një nga dehidratimi, nga 14 prilli deri më 12 qershor.

Ndërkohë që në qytetin verilindor të Monterrey-t, temperatura i kaloi 40ºC.

Qyteti pësoi një thatësirë historike vitin e kaluar dhe tani po përballet me presionin e ulët të ujit në shtëpi, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i kondicionerëve ka prishur rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar ndërprerje.

Qeveria e shtetit të Nuevo Leon, e cila përfshin Monterrey-n, ka urdhëruar që fëmijët të shkojnë në klasë vetëm dy orë në ditë, në mënyrë që t’i mbajnë ata larg diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat