Krijohen ndarje mes disa republikanëve

Amerika

Krijohen ndarje mes disa republikanëve

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:12
Donald Trump

Akuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje mes republikanëve.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të disa prej deklaratave të bëra gjatë fundjavës.

Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua “i pafajshëm” javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumeteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane.

Kandidati republikan për president dhe ish-prokurori, Asa Hutchinson tha se Trump duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.

Kur ke mbi vete sfidën e hetimeve të shumta gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm nuk është e drejtë për vendin, dhe sigurisht nuk është e drejtë për partinë tonë që dëshiron ta kthejë këtë vend në rrugën e duhur”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat