Sulm me armë në një shkollë në Brazil, një i vdekur dhe një i plagosur

Amerika

Sulm me armë në një shkollë në Brazil, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 16:31
Brazil

Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në shtetin brazilian të Parana.

Sipas mediave braziliane, nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë një student, ndërsa një student tjetër është plagosur në kokë dhe është dërguar në spital.

Më në fund autori u arrestua nga policia dhe u identifikua.

Bëhet fjalë për një ish-nxënës 21-vjeçar, i cili kishte shkuar në organet përkatëse të shkollës për të kërkuar disa dokumente dhe më pas kishte nisur të qëllonte.

Menjëherë pas të shtënave, zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Pas sulmit, guvernatori i shtetit shpalli tre ditë zie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat