Nëndetësja e zhdukur prej 24 orësh, konfirmohet numri i personave që ndodheshin në bord

Amerika

Nëndetësja e zhdukur prej 24 orësh, konfirmohet numri i personave që ndodheshin në bord

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Roja bregdetare e SHBA ka konfirmuar se në nëndetësen e nisur për ekspeditë në rrënojat e Titanikut ndodheshin 5 persona. Po ashtu, roja bregdetare amerikane saktëson se nëndetësja rezulton e zhdukur prej mëngjesit të së dielës, me orën lokale.

Në një seri postimesh në Twitter, thuhet se nëndetësja është 6.4 metra e gjatë. Ajo u zhduk prej më shumë se 24 orësh, rreth 1 orë e 45 minuta pasi ishte zhytur në ujë.

Dy avionë vëzhgues të marinës amerikane dhe kanadeze janë aktualisht në kërkim, përfshirë një avion të sofistikuar P8 Poseidon me aftësi zbulimi nënujor.

Në mesin e 5 personave që ndodheshin në këtë nëndetëse dyshohet se është edhe miliarderi dhe eksploruesi britanik Hamish Harding.

Kompania OceanGate që e zotëron, tha se nëndetësja ka burime për të jetuar, për të gjithë ekuipazhin, deri në 96 orë.

E fundosur në Atlantik pasi goditi një ajsberg në 1912-n, Titaniku ndodhet rreth 3 800 metra nën nivelin e detit, në fund të oqeanit. Ajo gjendet rreth 600 kilometra nga brigjet e Newfoundland të Kanadasë.

Kompania që ka në zotërim nëndetësen ofron paketa 8 ditore për të parë mbetjet e Titanikut me një çmim prej 250 mijë dollarësh për person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat