Tronditet Uashingtoni, modelja qëllohet me breshëri, lind fëmijën në spital e më pas vdes

Amerika

Tronditet Uashingtoni, modelja qëllohet me breshëri, lind fëmijën në spital e më pas vdes

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Uashingtoni është tronditur nga një ngjarje e rëndë mesditën e sotme, teksa raportohet se, një modele shtatzënë 22-vjeçare është qëlluar me armë nga dy persona, teksa ishte duke ngarë makinën.

E reja humbi jetën më vonë nga plagët por, fatmirësisht arriti të lindte beben e saj në spital para se të ndërronte jetë.

Sipas autoriteteve amerikane, modelja, Samya Gill dhe partneri i saj ishin duke qëndruar në makinën e tyre në një parking, kur u qëlluan nga dy sulmues që dolën nga një automjet tjetër.

Gill, u dërgua në spitalin e zonës ku arrit të lindje beben e saj me operacion cezarian para se të humbte jetën nga plagët, ndërsa ende nuk ka informacion mbi motivet e sulmit, apo për autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat