Kanadaja sanksionon gjyqtarët iranianë për shkelje të dyshuar të të drejtave të njeriut

Amerika

Kanadaja sanksionon gjyqtarët iranianë për shkelje të dyshuar të të drejtave të njeriut

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Qeveria kanadeze njoftoi se ka sanksionuar gjyqtarët iranianë lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

Qeveria shtoi se hapi do të ndalonte marrëdhëniet me ta dhe do të ngrinte çdo pasuri që ata mund të kishin mbajtur në Kanada.

“ Sanksionet e sotme listojnë 7 individë për rolin e tyre në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në sistemin e drejtësisë penale të Iranit, veçanërisht në Gjykatat Revolucionare të Iranit”, tha qeveria kanadeze në një deklaratë.

Kanadaja tha se gjyqtarët dhe gjykatat e tyre kishin lëshuar dënime “famëkeqe” me vdekje dhe dënime të ashpra me burgim pas “gjyqeve të rreme dhe bazuar në provat e mbledhura nën torturë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat