Tornadot vrasin tre persona dhe shkaktojnë dëme të mëdha në Teksas

Amerika

Tornadot vrasin tre persona dhe shkaktojnë dëme të mëdha në Teksas

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një varg stuhish të forta prodhuan tornado të shumta të mërkurën në mbrëmje në Rolling Plains në Teksas, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme rreth qytetit verior Matador, raporton AP.

“Lubbock Avalanche-Journal” raportoi se stuhitë prodhonin gjithashtu breshër të madhësisë së topit të butë dhe shpërthime ere që arrinin 161 km/orë në komunitete të tjera, duke përfshirë Jayton, i cili gjithashtu ishte nën një paralajmërim tornadoje ndërsa linja lëvizte në juglindje të mërkurën mbrëma, sipas shërbimit nacional të motit në Lubbock.

Kryebashkiaku i Matadorit, Pat Smith, tha se të paktën tre persona ishin vrarë dhe se kishte “shumë dëme”, raportoi The New York Times.

Pati ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në të gjithë Rolling Plains, duke mbetur më shumë se 700 klientë pa energji elektrike në zonën e Jayton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat