Shpallen të pajetë 5 turistët e Titanikut

Amerika

Shpallen të pajetë 5 turistët e Titanikut

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 07:05
Foto nga vendngjarja

Pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi. Kjo është deklarata e kundëradmirali i rojes bregdetare të SHBA-së, John Mauger, duke i dhënë fund kështu kërkimit masiv për anijen që humbi gjatë një udhëtimi drejt Titanikut.

“Këtë mëngjes, një mjet i drejtuar me telekomandë nga anija Horizon Arctic, zbuloi pjesën e bishtit të nëndetëses Titan, afërsisht 488 metra nga harku i Titanikut në fund të detit. Më pas u gjetën mbetje të tjera. Në konsultim me ekspertë nga brenda komandës së unifikuar, u arrit në përfundimin se mbeturinat janë në përputhje me humbjen katastrofike të dhomës së presionit. Pas këtij përcaktimi, ne njoftuam menjëherë familjet”.

Dyshohet se mbetjet e mjetit të vogël lundrues me 5 personat në bord ka patur një defekt dhe ka shpërthyer dhe pjesët e mbetura janë pozicionuar pranë rrënojave të Titanikut 4 km nën thellësi të detit. Ekipet e shpëtimit nga disa vende kaluan ditë të tëra duke kërkuar mijëra kilometra katrorë në det të hapura me avionë dhe anije për ndonjë shenjë të nëndetëses me emrin Titan dhe që operohej nga OceanGate Expeditions me bazë në SHBA.

Pesë personat që humbën jetën në këtë aventurë ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Davud dhe i biri Sulejman, miliarderi britanik Hemish Harding 58 vjeç, eksploruesi francez Pol Onri Narzhole dhe vetë drejtuesi ekzekutiv i firmës OceanGate që ofron shërbimin e nëndetëses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat