Çfarë ndodhi? Senatorët amerikanë kërcënojnë Rusinë

Amerika

Çfarë ndodhi? Senatorët amerikanë kërcënojnë Rusinë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Rusia do të përfshihet “në një luftë me NATO-n” nëse përdor një armë bërthamore në Ukrainë. Ky ka qenë propozimi i dy senatorëve amerikanë, një republikani dhe një demokrati.

Republikani Lindsey Graham lëshoi paralajmërimin së bashku me senatorin demokrat Richard Blumenthal në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ata po prezantojnë një rezolutë në kongres, tha Graham, e cila thotë se nëse Rusia, Bjellorusia ose një përfaqësues rus përdor një pajisje bërthamore brenda Ukrainës për të ndaluar kundërsulmin ose për të tentuar të thyejnë vullnetin e popullit ukrainas “një sulm i tillë duhet të konsiderohet si një sulm ndaj vetë NATO-s”.

Një shpërthim i tillë do të rrezatonte në pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë aleatët e Amerikës në NATO, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat