Mbyllet ‘Roller coaster-i’ gjigant në SHBA, shkak një çarje në shtyllën mbështetëse

Amerika

Mbyllet ‘Roller coaster-i’ gjigant në SHBA, shkak një çarje në shtyllën mbështetëse

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Parku Carowinds në Karolinën e Veriut mbylli “Roller-coaster-in” gjigant të premten pasi një nga shtyllat mbështetëse kishte një të çarë. Fury 325 është një nga më të lartat dhe më të gjata në park, sipas CNN.

“Roller Coaster”, më e lartë, më e shpejtë dhe më e gjatë në Amerikën e Veriut” do të qëndrojë e mbyllur derisa të kryhen inspektimet dhe riparimet, tha parku në një deklaratë.

Pjesa tjetër e parkut argëtues dhe ujor do të vazhdojë të qëndrojë i hapur.

“Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne vlerësojmë durimin dhe mirëkuptimin e vizitorëve tanë të çmuar gjatë këtij procesi. Si pjesë e protokolleve tona gjithëpërfshirëse të sigurisë, të gjitha udhëtimet, përfshirë Fury 325, do t’i nënshtrohen inspektimeve të përditshme për të siguruar funksionimin e duhur dhe integritetin e tyre strukturor, “thuhet në deklaratën e parkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat