Policia në Baltimore: Dy të vdekur, 28 të plagosur nga të shtënat

Amerika

Policia në Baltimore: Dy të vdekur, 28 të plagosur nga të shtënat

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:41
Pamje nga vendngjarja në Baltimore, Marilend, 2 korrik, 2023

Dy persona mbetën të vrarë dhe 28 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive gjatë një feste të banorëve të një lagjeje në qytetin Baltimore të Merilendit, ndërsa gdhihej e diela, njoftuan autoritetet.

Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Të shtënat u regjistruan në orën 12.30 pas mesnate në zonën Brooklyn Homes, në pjesën veriore të qytetit, thanë autoritetet.

Dy të vrarët dhe të gjithë personat e lënduar ishin të rritur.

Tetë prej të lënduarve u transportuan me ambulancë ndërsa 20 të tjerë shkuan vetë në spital.

Një 18-vjeçare u gjet e vdekur në vendngjarje ndërsa një 20 vjeçar u njoftua se kishte ndërruar jetë pak pasi mbërriti në spital, tha policia.

Deri më tani nuk ka të arrestuar për ngjarjen./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat