Miliarderi i qytetit të Nju Jorkut, John Catsimatidis, tha se dëshiron të blejë CNN-in dhe të bëhet CEO i ardhshëm i saj

Amerika

Miliarderi i qytetit të Nju Jorkut, John Catsimatidis, tha se dëshiron të blejë CNN-in dhe të bëhet CEO i ardhshëm i saj

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 3 korrik 2023 Në ora: 07:51
John Catsimatidis

Manjati 74-vjeçar, miliarderi i grek - amerikan, John Catsimatidis,i tha Washington Examiner, gjatë një telefonate të enjten se ai e mori vendimin pasi pa largimin e CEO Chris Licht, se ai dëshiron të blejë CNN dhe ta drejtojë atë si CEO. 

Catsimatidis tha se ishte "i indinjuar" kur mësoi për largimin e Licht, i cili u kundërshtua për lejimin e ish-presidentit Donald Trump që të kishte një "kontakt" në rrjetin gjigand që u "bojkotua" nga ish presidenti në 2020.

Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump në maj 2020, dha lajmin që kishte bllokuar disa media prestigjioze që të hyjnë në një konferencë për shtyp, duke përfshirë CNN. (Mediat që nuk qenë lejuar të ndjekim konferencën e shtypit, nga vendimi i Shtëpisë së Bardhë, ishin : CNN, BBC, The New York Times, LA Times, New York Daily News, Daily Mail dhe të tjera media. Ky veprim erdhi tre vjet më parë pas ashpërsimit të gjuhës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili i kishte akuzuar këto media si “fake news” (media me lajme të rreme).

Manjati 74-vjeçar, miliarderi i grek - amerikan, John Catsimatidis, i cili zotron një radio program të fuqishëm "The Cats Roundtable with John Catsimatidis" në 77 WABC, bëri në shtypin amerikan pyetjen "ironike" se : “Çfarë biznesesh janë ato që po drejtojnë CNN? Është çmenduri se çfarë është duke e drejtuar atë,” tha Catsimatidis, duke vënë në dukje se sa u rritën vlerësimet e CNN me "kthmin" e Trump në CNN, nga Licht.

Catsimatidis e bleu stacionin radiofonik WABC me bazë në Nju Jork në 2019 dhe pret një emision të njohur radiofonik në stacion. Ai tha se do të modelonte administrimin e tij të CNN në WABC, duke vënë në dukje se stacioni ka një qasje "të arsyeshme" ndaj programimit të tij.

"Unë do të doja të sjell sens të përbashkët në CNN, dhe një sens tjetër përbashkues" ka thënë ai.

Catsimatidis, i cili sipas shtypit amerikan ka një pasuri me vlerë rreth 4.1 miliardë dollarë, tha se nuk mund të hynte në shumë detaje specifike në lidhje me një blerje të mundshme të gjigandit mendiatik amerikan CNN, por tha ai se ka kontaktuar dhe diskutuar çështjen me disa njerëz serioz në lidhje me këtë superblerje. Për këtë ai gjithashtu ka treguar se synon të kontaktojë me Ted Turner, i cili themeloi CNN, dhe është pronari i tij, dhe tha se e admiron atë(Ted Turner).

“Mendoj se jam I vetmi, që mund të pranohet si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, dhe, mund ta bashkoj atë,” tha Catsimatidis për perspektivat e tij për të drejtuar CNN.

Në prill, Catsimatidis, i cili njihet për dhurimin e donacioneve te tij për kandidatët nga të dyja partitë (ai i dha donacione si Hillary Clinton-it dhe Trumpit në 2016), i tha Washington Examiner, se ai do të angazhonte shuma të konsiderueshme të parave për të marrë një president të zgjedhur nga republikanët nëse presidenti Joe Biden, është në biletën e Demokratëve në 2024, megjithse, ai është republikan dhe admiron Donald Trump.

Ai, më vonë i tha Washington Examiner se nuk do t'i dhuronte guvernatorit Ron DeSantis (R-FL) pasi guvernatori "nuk i kthen as telefonatat (e tij)".

Vlera e CNN simbas shtypit amerikan megjithse nuk tregohet ajo mendohet se është rreth 10 miliardë dollarë. Rrjeti me i madh në botë (24-orësh i lajmeve) u themelua në vitin 1980 nga Ted Turner dhe tani arrin më shumë se 200 milionë familje në mbarë botën. CNN ka qenë një lider vlerësimesh në lajmet kabllore për pjesën më të madhe të historisë së saj dhe është vlerësuar me ndryshimin e mënyrës së transmetimit të lajmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat