Peshkaqeni i shpejtë tmerron pushuesit e një plazhi

Amerika

Peshkaqeni i shpejtë tmerron pushuesit e një plazhi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Pushuesit e një plazhi në Amerikë janë tronditur me një peshkaqen të madh i cili po notonte në ujërat e cekëta në brigjet e Florida-s.

Peshkaqeni i cili po notonte me një shpejtësi, bëri që disa prej pushuesve aty të vraponin menjëherë drejt bregut.

Disa që nuk e kishin vërejtur praninë e tij, po notonin qetësisht në det. Por pushuesit që ishin aty pranë, po i bërtisnin që të dilnin menjëherë nga uji.

Peshkaqeni po lëvizte me një shpejtësi të tillë sa që dukej se po krijonte valët e tij në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat