Biseda intime me priftin, kryemurgesha në gjykatë: Gabova, nuk jam e shthurur

Amerika

Biseda intime me priftin, kryemurgesha në gjykatë: Gabova, nuk jam e shthurur

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:36
Teresa Agnes Gerlach dhe Michael Olson

Një kryemurgeshë nga Teksasi, SHBA akuzohet se ka thyer betimin e saj për dashuri të përjetshme ndaj Zotit e për këtë arsye është përzënë nga manastiri.

Gruaja e cila qëndron në një karrige me rrota pohoi se ka shkëmbyer mesazhe seskuale dhe telefonata me një prift. Sipas saj asgjë më tepër nuk ka ndodhur me burrin me të cilin thotë se është dashuruar dhe ka qenë në një periudhë konfuze të jetës së saj.

Teresa Agnes Gerlach, 43 vjeç, mori pjesë në një seancë dëgjimore ku i pohoi gjithë të vërtetën peshkopit Michael Olson, ndërsa theksoi se ishte e penduar për gabimin që kishte bërë.

“Bëra një gabim të tmershëm. Nuk isha mirë nga mendtë. Edhe një murgeshë mund të dështojë, por nuk jam e shthurur. U dashurova me priftin Bernard Marie dhe kalova kriza që ndikuan në gjykimin tim. Nuk di si ta shpjegoj, por  kjo nuk ndodhi vërtet. Aspak. Ishte e gjitha në telefon. Sinqerisht. Asokohe, po kaloja kriza dhe isha në një pozitë të vështirë. Mendoj se truri im vërtet u bë lëmsh,” – deklaroi ajo.

Ndërkohë do të vendoset nëse skandali do të qëndrojë në gjykatën civile apo do të zhvendoset në Vatikan, ku po kryhet një hetim i posaçëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat