Një i vdekur dhe 3 të plagosur nga rrëzimi i avionit në Kaliforni

Amerika

Një i vdekur dhe 3 të plagosur nga rrëzimi i avionit në Kaliforni

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:54
Avioni u rrëzua rreth orës 14:00 në bllokun 37000 të Industry Way

Një aeroplan i vogël u rrëzua të martën në qytetin Murrieta të Kalifornisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, thanë autoritetet e atjeshme.

Zyrtarët e zjarrfikësve në Kaliforni thanë në një deklaratë se avioni u rrëzua rreth orës 14:00 në bllokun 37000 të Industry Way, pranë aeroportit French Valley, i cili ndodhet në jug të Los Anxhelosit.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Riverside tha se katër persona ishin në bordin e avionit kur ai u rrëzua, duke rezultuar në një person të vdekur në vendngjarje dhe tre të tjerë që u transportuan me ambulancë në spitalet lokale. Nga të plagosurit, njëri pësoi lëndime të lehta, tjetri kishte lëndime mesatare dhe një i tretë pësoi lëndime të rënda.

Zyrtarët kishin thënë se të paktën disa nga ata në bord ishin bllokuar në aeroplan pas rrëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat