Autobusi bie nga shkëmbi në Meksikë, të paktën 29 të vdekur

Amerika

Autobusi bie nga shkëmbi në Meksikë, të paktën 29 të vdekur

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 07:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 29 persona vdiqën dhe 19 të tjerë u plagosën pasi një autobus u rrëzua në një luginë në një zonë malore në shtetin jugor meksikan Oaxaca, raportojnë mediat e huaja. Autoritetet konfirmuan se mes viktimave të aksidentit tragjik ishin 15 gra, 13 burra dhe një djalë i mitur.

“Numrat që kemi, 12 orë pas fillimit të operacioneve të shpëtimit, janë 29 të vdekur dhe 19 të plagosur”, tha prokurori i shtetit Bernardo Rodríguez Alamigia. Sipas ministrit të sigurisë publike të qeverisë së shtetit Oaxaca, Jesus Romero, shoferi ka humbur kontrollin duke rënë nga një shkëmb 25 metra.

Ky është një nga rastet më të fundit të aksidenteve vdekjeprurëse që kanë vrarë dhjetëra njerëz në rajonet e Meksikës jugore, duke nënvizuar rreziqet e rrugëve të pjerrëta.

Në muajin prill, 18 njerëz vdiqën kur një autobus doli nga rruga dhe ra nga një shkëmb në Meksikën perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat