Nuk iu bind urdhrave, polici në Florida tërheq zvarrë shtatzënën me ngjyrë dhe e prangosë

Amerika

Nuk iu bind urdhrave, polici në Florida tërheq zvarrë shtatzënën me ngjyrë dhe e prangosë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 13:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti shokues kur një polic në Florida tërheq zvarrë një grua shtatzënë me ngjyrë të cilën e nxjerr dhunshëm nga vetura dhe e përplas për tokë – ku ky veprim i tij nxiti reagime të ashpra të banorëve lokalë.

Policia ishte telefonuar në vendin e ngjarjes në Boca Raton nga dëshmitarët që thanë se dyshja Harry Hardy dhe Nerillia Lauren po grindeshin.

Kamera e vendosur në uniformën e policit Matthew McNichol shfaq konfrontimin e çiftit që përfshin bisedën kur policia ua bërë me dije se Boca Raton është “qyteti i tij”.

Pasi që urdhëron Lauren të del nga vetura dhe ajo nuk i bindet, McNichol e kap për krahu dhe e përplas për tokë derisa ajo vazhdimisht bërtet se është shtatzënë.

McNichol prangoset kur i dashur i saj Hardy, dëgjohet duke thënë “është në muajin e gjashtë të shtatzënisë”.

Në anën tjetër, BocaNewsNow.com raporton se polici McNichol, i është dhënë e drejta e pensionimit nga departamenti i policisë pas incidentit që ndodhi në maj. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat