Çka nënkupton sanksionimi nga SHBA-ja?

Amerika

Çka nënkupton sanksionimi nga SHBA-ja?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane.

Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionoi një individ në Serbi në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14033.

Me këtë, SHBA-ja nënvizon se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që janë të angazhuar në afera të korrupsionit dhe që dërgojnë përpara agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Këto marrëveshje korruptive lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon, shkruan në raport.

Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha asetet dhe interesat e personit të përshkruar më sipër, të vendosura në Shtetet e Bashkuara ose në pronësi ose të kontrolluara nga persona amerikanë janë ngrirë dhe duhet të raportohen në OFAC.

Gjithashtu, bllokohen edhe të gjitha subjektet që zotërohen drejtpërdrejt ose indirekt, individualisht ose kolektivisht, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona.

Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose në tranzit përmes) Shteteve të Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe janë të ndaluara, përveç rastit kur autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose speciale e lëshuar nga OFAC ose e përjashtuar.

Ndalimet përfshijnë dhënien e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, ose në dobi të, çdo Personi të Bllokuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga çdo person i tillë.

Për më tepër, institucionet financiare dhe personat e tjerë të përfshirë në transaksione ose aktivitete të caktuara me një person të penalizuar mund të ekspozohen ndaj sanksioneve ose t’i nënshtrohen veprimeve përmbarimore, përfundon postimi në faqen e internetit të OFAC.

Kujtojmë se në qershor presidenti i SHBA-së, Joe Biden zgjati për një vit rregulloren e sanksioneve për Ballkanin, e cila u fut në vitin 2001, e cila parashikon masa ndaj personave që janë kërcënim për paqen dhe demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat