Çështja kufitare Kolumbi-Nikaragua, humbet kjo e fundit

Amerika

Çështja kufitare Kolumbi-Nikaragua, humbet kjo e fundit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Pas një kontesti të gjatë kufitar ndërmjet Kolumbisë e Nikaraguas, kjo e fundit ka humbur  mbi të drejtën për një zonën Detin Karaibe, e cila është e pasur me naftë dhe peshk.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), në Hagë, thotë se një vendim i mëparshëm i vitit 2012 është i qëndrueshëm, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Më pas GJND-ja e ricaktoi demarkacionin në det në mënyrë që Nikaragua të merrte një sipërfaqe deti disa mijëra kilometra katrorë që më parë ishte numëruar si Kolumbi.

Sidoqoftë, Kolumbia duhej të mbante arkipelagun San Andrés.

Nikaragua nuk ishte e kënaqur dhe donte të zgjeronte më tej ujërat e saj territoriale, por tani po refuzohet nga gjykata.

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, e quan vendimin një fitore të madhe dhe shkruan në Twitter se shpreson se do të nënkuptojë fundin e mosmarrëveshjes së gjatë kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat