U shpëtoi dy herë atentateve, vritet në një ekzekutim mafioz gazetari në Meksikë

Amerika

U shpëtoi dy herë atentateve, vritet në një ekzekutim mafioz gazetari në Meksikë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:04
Nelson Matus Peña

Një gazetar është ekzekutuar nga një sulm mafioz i ndodhur në Meksikë. Mediat e huaj shkruajnë se persona të armatosur kanë vrarë brenda makinës së tij me gjakftohtësi gazetarin Nelson Matus Peña.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco, ku sipas mediave mësohet se persona të armatosur iu afruan makinës së gazetarit në një parking dyqani dhe ekzekutuan gjakftohtësisht drejtorin e faqes së lajmeve “Lo Real de Guerrero”.

Ndërkohë Peña u kishte mbijetuar dy atentateve, e para në vitin 2017 dhe e dyta në vitin 2019, sipas raporteve të mediave meksikane.

Një javë më parë, Luis Martín Sánchez Iñez, gazetar i gazetës meksikane La Jornada, u gjet i vdekur në shtetin e Nayarit, disa ditë pasi u zhduk.

Hetimet gazetareske në Meksikë të rasteve të korrupsionit, organizatave kriminale apo karteleve të drogës janë të rrezikshme për ata që guxojnë. Që nga viti 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend, sipas shifrave të organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat